“Vdes në punë 18-vjeçari, policia fsheh ngjarjen”

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon vdekjen e një të riu, për të cilin thotë se ka humbur jetën në punë, por se ngjarja fshihet.

“Fshihet vdekja e të riut Sebastian! Qytetarët dixhital denoncojnë, narkopolicinë dhe sipërmarrësin e partisë se fshehin të vërtetën e vdekjes së të riut 18-vjeçar në Hec-in e Tamarës”, shkruan Berisha.

Duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e të riut Sebastjan Bunjaj për humbjen e tyre tejet të dhimbshme dhe të pakompensueshme, Berisha dënon fshehjen e ngjarjes.

Ai thotë se e dënon me ashpërsinë më të madhe si një krim të shëmtuar çdo përpjekje për të manipuluar dhe fshehur të vërtetën e vdekjes tragjike të Sebastjanit “nga narkopolicia” dhe pronari i Hec-it.

Më poshtë mesazhi i publikuar nga Berisha

“Do ju lutesha ta publikoni zoti.Berisha… Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tamarë.

Një punëtor, Sebastjan Bunjaj 18-vjeç, në Hidrocentral ka humbur jetën.

Gjithçka po mbahet e fshehtë nga policia dhe media për arsye se ka qenë i pa siguruar dhe gjithë punëtorët atje shfrytëzohen në maksimum dhe askush nuk i denoncon sepse janë njerëz të fuqishëm dhe kanë frikë. Djali që humbi jetën është 18 vjeç, të lutem publikoje që mos të kemi viktima të tjera dhe sot kishte kontroll dhe nga nxitimi është munduar të rregullojë një defekt dhe aty ka humbur jetën. Anonim të lutem se dua të jetoj në Shqipëri. FLM”.

Mesazhi tjetër

“Përshëndetje zotni Dr.Berisha, të lutem shiko si Hidrocentralin e Tamarës në Kelmend vdes i riu 17-vjeçar si punonjës i pa deklaruar. E paguante 150 mijë lekë të vjetra në muaj e punonte turbinist. Në punë të zezë, bie në tension dhe mafia socialiste fshehin aktin. Thonë se ishte i sëmurë dhe vdes prej infarktit. Turp.

Nuk bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore.

Vdes në hidrocentral i riu Sebastjan Bujaj dhe pronari socialist Kol Gjoni bëhet zemër gjerë paguan shpenzimet mortore”

Zjarr Tv Ad