Vendet e Mesdheut mbështesin Qipron në mosmarrëveshjen me Turqinë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësit e vendeve të Mesdheut shprehën mbështetje ndaj Qipros në lidhje me konfliktin e fundit që ka me Turqinë për të drejtat e zbulimit të gazit në det.

Gjatë një samiti në Maltë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja “nuk do të tregohet e dobët në lidhje me këtë çështje.”

Gjatë një samiti në Maltë, krerët e vendeve të Mesdheut mbështetën Qipron në mosmarrëveshjen që ka me Turqinë për të drejtat e zbulimit dhe shfrytëzimit të rezervave të gazit.

Zbulimi i ekzistencës së këtyre rezervave i ka ngritur prej kohësh tensionet mes Ankarasë dhe Nikozisë. Më herët këtë javë, Qiproja lëshoi urdhërarreste për ekuipazhin e një anijeje shpimi në det të Turqisë për shkeljen e sovranitetit.

 

Ankaraja reagoi dhe tha se: lëshimi i urdhërarresteve e kaloi vijën e kuqe, ndërsa vijon të këmbëngulë për të drejtat që ka për të zbuluar burime energjie afër brigjeve të Qipros.

Të premten, presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja “nuk do të tregohet e dobët në lidhje me këtë çështje.”

Dua të përsëris solidaritetin me Qipron dhe të shpreh mbështetjen dhe respektin tim për sovranitetin e këtij vendi. Turqia duhet t’i ndalojë veprimet e paligjshme në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros,” -tha Macron

Turqia e pushtoi veriun e Qipros në vitin 1974 dhe pakica turqishtfolëse aty ka shpallur pavarësinë, që deri tani njihet vetëm nga Ankaraja.

Qasja e Turqisë edhe për këtë çështje ka sjellë ngrirjen e procesit të integrimit europian.

 

Zjarr Tv Ad