Vetëvendosja e zyrtarizon: Kandidati për Prishtinën do jetë një nga ministrat e suksesshëm të Albin Kurtit

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është kandidatura zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet e 17 tetorit. Lajmi është konfirmuar nga LVV, Qendra Prishtinë.

Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës”, thuhet në postimin e VV-së në rrjetin social Facebook.

Referuar njoftimit të VV, kandidimi i Vitisë ka ardhur pas konsultimeve nga Këshilli i Qendrës në Prishtinë.

Arben Vitia, në zgjedhjet komunale, do të ketë rival Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Uran Ismailin, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Selim Pacollin nga Aleanca Kosova e Re (AKR).

Zjarr Tv Ad