Vetingu politikanëve si fundi i tranzicionit 30-vjeçar

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA VEHAP KOLA

Partia Demokratike ka lançuar aksionin politik brenda Parlamentit në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Nga amendimet kushtetuese te ndryshimet kushtetuese, vetingu i politikanëve, reforma elektorale dhe reforma territoriale, te masat për zbutjen e krizës ekonomike si reduktimi i TVSH-së mbi mallrat dhe heqja e taksës Rama mbi karburantet.

Kjo është një përqasje ndryshe, që çel një erë të re në mënyrën si bëhet politikë në Shqipëri, jo vetëm duke denoncuar, por edhe duke propozuar, sepse qytetarët kanë nevojë për ndryshime konkrete që mund të vijnë nga ky angazhim i ri i Partisë Demokratike.

Ne po ndryshojmë veten për të ndryshuar Shqipërinë. Hapat që po ndjekim janë të shpejtë, sepse shqiptarët nuk mund të presin vitin 2025, por kanë nevojë tani për ne si mbrojtës të interesit publik.

Mbrojtja e interesit publik qëndron në zemër të veprimit tonë. Nisma për vetingun e politikanëve ka si qëllim të pastrojë politikën nga njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin që po pengojnë zhvillimin e vendit.

Kriza ekonomike, në të cilën gjendet vendi, është pasojë direkte e kësaj maxhorance të korruptuar, pasi për të ecur përpara Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal në zgjedhjen dhe kontrollin e politikanëve që përgatisin ligje për shumicën e qytetarëve. Përgjegjësia politike na shtyn ne të jemi politikanët e parë që kalojnë filtrin e vetingut.

Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim, ndonëse ndryshimi u pengua nga masakra elektorale që po hetojmë në Parlament, ne kemi përgjegjësinë të punojmë fort brenda Parlamentit për të ngritur mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar që masakra të tilla elektorale të ndodhin përsëri.

Ne kemi një grup parlamentar të fuqishëm dhe të përgatitur për këto sfida, ndaj ne do t’i përdorim të gjitha fuqitë tona për të bërë ndryshime cilësore me reformën elektorale që do të realizohet në dialog me shqiptarët përmes Platformës Civile për Demokraci, për t’i kthyer vendit demokracinë dhe legjitimitetin.

Zjarr Tv Ad