Vettingu në politikë, reagon komisioini i Venecias

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Venecias nuk duket se i mbështet propozimet Kushtetuese të Partisë Demokratike përsa i përket vettingut në politikë. Draft-opinioni paraprak që ka mbërritur në Tiranë e që iu është shpërndarë palëve, thekson se pavarësisht se qëllimi për pastrimin e politikës nga krimi është legjitim, aktualisht nuk ka një vakuum ligjor për këtë.

“Pa vënë në dyshim qëllimin legjitim për të pastruar klasën politike shqiptare – dhe duke qenë mendje-hapur ndaj nevojave për të mjete të tjera legjislative – Komisioni vëren se amendamentet e propozuara nuk vijnë në kushtet e një vakuumi ligjor”.

Në konkluzionet e raportit prej 20 faqesh, Komisioni i Venecias thekson se amendamentet e opozitës nga njëra prekin të drejtat e subjekteve që prek ligji, duke qëndruar i paqartë përsa i përket udhëzimeve ligjore.

“Propozimi kushtetues për kontrollin e integritetit të politikanëve, nuk arrin të ofrojë udhëzime të përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, edhe në nivel kushtetues, për një proces kaq të gjerë, kompleks dhe sensitiv, me implikime serioze për të drejtat e subjekteve të prekura prej tij”.

Nga ana tjetër, ekspertët e Venecias nënvizojnë se në kushtet e ekzistencës së ligjit të dekriminalizimit, nuk shikojnë vlerën e shtuar për të pasur ndërhyrje të tjera kushtetuese.

Gjithsesi, Komisioni i Venecias mbyll raportin duke nënvizuar se është Parlamenti i Shqipërisë që duhet të vendosë, përmes dialogut politik mes të gjitha forcave politike dhe shoqërinë në shkallë të gjerë, në interes të demokracisë shqiptare.

Raporti gjithsesi i lë derën hapur politikës në Tiranë që të bëjë ndryshime ligjore, me gjasa në ligjin për dekriminalizimin, me shpresën e gjetjes së një marrëveshjeje që do të rikthente opozitës në Parlament brenda dhjetorit, duke shmangur djegien e mandateve.

Një hap i parë u hodh paraditen e të mërkurës kur PD dhe LSI mori pjesë rregullisht në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, që shqyrtoi raportet e ekspertëve përkatës mbi këto drafte.

Zjarr Tv Ad