(VIDEO) Skandali i seksit, flasin vajza dhe prindërit

0
812
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza që bëri videon e skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, ka folur për televizionin News 24, së bashku me prindërit e saj.

Vajza tha se e kishte bërë videon për shkak të presionit të Xhelilit, duke shtuar se tani dëshiron të largohet nga Shqipëria.

“Nuk ka asnjë arsye politike apo për pará për bërjen e videos”, tregon vajza.

Nëna e vajzës tha se “Xhelili nuk më ka hequr nga puna” dhe se vajza e vuri në dijeni për videon vetëm pasi ajo i publikua.

“Pas daljes së videos kemi marrë shumë kërcënime”, është shprehur gruaja.  “I njoh kërcënuesit, duam të largohemi nga vendi”.

Nëna tha se kryetari e kërkonte vazhdimisht vajzën e saj në zyrë, ndërsa babai tregon se e bija e ka pasur këtë problem prej dy muajsh.

D.I.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YAUqmv0l_FQ]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad