Video/ Strakosha i dorëzohet Berishës. Bologna ndjek nga afër Interin

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zhvilluar edhe katër takimet e javës së tretë të Seria A, duele që kanë prodhuar 17 gola. Sfida ku u festua më shumë goli ishte ajo mes Brescia dhe Bologna, me këto të fundit që fituan me shifrat 3-4.

Fraksioni i dytë ishte deciziv për Bologna, e cila përmbysi gjithçka. Plot tre ishin golat e shënuar nga ana e tyre, me Palacio, Densëil dhe Orsolini që zhvlerësuan dopietën e Donnarumma dhe Cistana. Më parë kishte realizuar Bani. Pas kësaj fitoreje, Bologna është rivali më i afërt me Interin, teksa numëron 7 pikë, dy më pak se zikaltërit kryesues.

Dueli i shqiptarëve, ai mes SPAL dhe Lazio u fitua nga Etrit Berisha. Skuadra e portierit numër 2 të kombëtares triumfoi 2-1 ndaj kryeqytetasve, duke fituar kështu duelin personal me Thomas Strakoshën.

Cagliari mori 3 pikët në transfertën e Parmës, teksa fitoi 3-1 kundër miqve. Më herët, me pikë të plota u largua edhe Atalanta. Bergamaskët mposhtën në limitet e kohës së rregullt, 2-1 Genoan.

 

 

Zjarr Tv Ad