Vidhet në Kanada fotoja e famshme e Churchill-it pa puro

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga hoteli Chateau Laurier në kryeqytetin kanadez, Otawa, është vjedhur fotografia e famshme e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, e shkrepur nga Yusuf Karsh dhe është zëvendësuar me një kopje.

Lajmi u bë i ditur nga rrjeti “CTV”.

Siç raportohet në hotel, gjatë fundjavës u vu re se fotografia me Churchill-in ishte disi e anuar.

Pas kësaj, punonjësit zbuluan se korniza në të cilën ishte vendosur fotografia nuk përputhej me kornizat e fotove të tjera të Karsh-it.

“Pas hetimeve të mëtejshme dhe konfirmimit nga pasuria e Yusuf Karsh-it, u zbulua se fotografia e Winston Churchill ishte zëvendësuar me një kopje të origjinalit”, tha Chateau Laurier, duke shtuar se kopja ishte hequr nga hapësira publike.

Policia e Otawa-s konfirmoi se më 20 gusht mori një raport për vjedhjen e mundshme të një fotografie të famshme të një politikani britanik dhe filloi një hetim.

Nga ana tjetër, hoteli kërkon të japë çdo informacion të dobishëm që do të ndihmojë në kthimin e portretit.

Fotoja e famshme e Churchill-it është realizuar në dhjetor 1941 pas fjalimit të kreut të qeverisë britanike në Parlamentin e Kanadasë.

Fotoja u bë e famshme për shkak të pozës karakteristike të Churchillit, si dhe mungesës së purosë së tij të zakonshme – Karsh e nxori atë në momentin e fundit, gjë që shkaktoi indinjatën e britanikëve.

Yusuf Karsh konsiderohet si një nga fotografët më të mëdhenj të portreteve të shekullit të 20-të.

Së bashku me gruan e tij Estrellita, ai jetoi në Chateau Laurier për gati dy dekada, ku gjithashtu menaxhonte studion e tij.

Zjarr Tv Ad