Visha: SPAK s’duhet të raportojë para deputetëve që nesër mund t’i hetojë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi ditën e djeshme në Kuvend punën e këtij institucioni gjatë vitit 2022.

Ai tha se gjatë këtij viti janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë ndërsa janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona nën hetime.

Avokati Saimir Visha tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK nuk duhet të raportojë para deputetëve që në një moment të caktuar mund të jenë subjekt i hetimit për këtë institucion.

“Për mua është gabim që SPAK të bëjë llogaridhënie para ligjvënëse, ndaj mandati i kryetarit të SPAK. Disa deputetë janë ata që nesër do të jenë subjekte të procesit penal, ndaj nuk mundet të dëgjojnë ata raportimet pavarësisht nëse janë sekret të dhënat, po t’i japësh me numra, pa emra ata s’kanë kuptuar asgjë fare. Mund të jenë edhe ata të implikuar, mund të jenë nesër pas hekurave apo GJJKO ndaj nuk mundet”, tha Visha.

Zjarr Tv Ad