Voltana Ademi: Shqipëria ka nevojë për një dhjetor të dytë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shkodër u përkujtua sot demonstrata e 13 dhjetorit 1990, ditës kur në Shqipëri u rrëzua për herë të parë një bust i Enver Hoxhës. E pranishme në Ceremoni, kryebashkiakja demokrate, Voltana Ademi  tha se vendi po jeton një diktature të re ndaj duhet një dhjetor i dytë.

13 dhjetori i vitit 1990, ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan për bustin e diktatorit Enver Hoxha të vendosur përpara ish komitetit të partisë. 29  vite nga ajo ditë, kryebashkiakja e Shkodrës e krahasoi atë dhjetor me këtë që po jetojmë. Ndaj foli për nevojën e një dhjetori të dytë përballë qeverisjes së Edi Ramës që e cilëson diktaturë të re.

Voltana Ademi: Shqiptarët sot po përballen me një tjetër sistem, me një tjetër regjim, të ngjashëm me atë rrëzuam në 22 mars 1992. Sot shqiptarët po ikin çdo ditë. Kjo e bën më të dhimbshme  realitetin tonë të përbashkët në Shkodër dhe në Shqipëri. Nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ata të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike. Sot vazhdojnë të kërkojnë azil politik në dyert e Evropës, siç është rasti i Agron Tufës. Me dhimbje e them se Shqipëria ka nevojë për një dhjetor të dytë, për një përpjekje tjetër më të fortë. Ka nevojë për gjithë shqiptarët, në mënyrë që të mos jemi në një tjetër diktaturë dhe të mos reagojmë kur ndoshta do të jetë tepër vonë.

Protagonistet qe ende jetojnë zgjodhën të mos flasin, duke mos e fshehur zhgënjimin që ende sot vendi vuan nga keqqeverisja. Demonstrata e 13 dhjetorit filloi tek Gjimnazi “Jordan Misja” së cilës iu bashkuan studentet e te rinj te tjerë dhe marshuan bashkërisht ne qendër te qytetit. Shkodra ishte qyteti parë në vend prej ku filluan lëvizjet demokratike.

Zjarr Tv Ad