Vrasja e taksistit/ “E bëra për nderin e familjes”, gjykata lë në burg dy vëllezërit, flet babai: Familja e viktimës më ka borxh nëse eshte e vertete

0
319
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Familja e Abdulla Budllës më ka borxh nëse ka prekur nderin e familjes time”. Kështu shprehet mes tronditjes dhe hutimit Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin dyshonin se nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

Burri tashmë në pension rrëfen se ka punuar në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë Saimir ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, madje sipas tij, zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të jetonte në një fshat tjetër.

Për bashkëshorten e tij, që është dhe “molla e sherrit” në këtë histori, Haki Shera thotë se ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ai mohon të kishte dijeni, që e shoqja, kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, por nëse kjo ka ndodhur kujton sërish ‘borxhin’ dhe për gruan që ta zgjedhë vetë rrugën.

Zjarr Tv Ad