Vrasja në Kavajë, ky është autori i dyshuar/ Policia 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacione

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

31-vjeçari që shihni në foto është shpallur në kërkim nga policia, si autor i dyshuar i vrasjes së sotme në Kavajë. Bëhet fjalë për Habib Rexhën.

Habib Rexha rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës, që u vra në mars gjatë konfliktit me Edmond Gosën, vëllain e viktimës së sotme.

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacione, të cilat do të bëjnë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Zjarr Tv Ad