Vrasja për një karikues, babai i të akuzuarit: Kërkuan para! Nëna e Marvit: Drejtësi me çdo kusht

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme gjyqësore lidhur me vrasjen e Marvi Mihalit, pritet të lexoheshin konkluzionet e palës mbrojtëse.

Por për shkak të debateve të ashpra mes familjarëve të viktimës dhe të dyshuarve, seanca u shty.

Prindërit e viktimës, thanë se kanë pritur ndjesë nga familjarët e të dyshuarve, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Debatet nisën pasi babai i një prej të akuzuarve, deklaroi se prindërit e viktimës Mira Mihali dhe Pavllo Mihali, kanë kërkuar dëmshpërblim në para për vrasjen e djalit.

Nga ana e saj Mira Mihali duke folur jashtë gjykatës tha se është vrasje me paramendim në bashkëpunim.

“Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani po gënjejnë”, deklaroi ajo.

“Ata bëjnë pushime në ishujt e Greqisë, djali im po tretet në dhe, ia thershin djalin me thika atje në burg, ia derdhshin gjakun aty dhe ta shikojnë, do bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun e djalit, e provofshin në kurriz dhimbjen e madhe”, shtoi më tej nëna e të ndjerit.

Marvi Mihali u vra me goditje thike në korrik të vitit 2017, pas sherrit për një karikues telefoni mes një shoku të tij dhe Dejvi Bitraj.

Për vrasjen e të riut akuzohen si të përfshirë Dejvi Bitraj, Eugent Bitraj, Kridens Alla, Marsel Alla.

Zjarr Tv Ad