Vrau gruan me armën e shërbimit, lihet në burg gardisti

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka dhënë Gjykata për Krime të Rënda për Alket Arapajn, gardistin që ditë më parë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit, rreth orës 6:00 të mëngjesit, në banesën e tyre në Allias.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorisë për shkak të sekretit hetimor dhe mos cenimit të marrëdhënieve familjare. Mësohet se, Arapaj nuk ka folur në seancë, ndërsa më herët ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

Çifti ishte praktikant i rregullt i Islamit dhe prindër të një vajze të mitur. Prej një muaji viktima kishte nisur punë në rrobaqepësinë e së motrës.

Zjarr Tv Ad