Vuçiç anulon urdhrin për gatishmëri ushtarake

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç anuloi urdhërin për vendosjen në gatishmëri të ushtrisë së vendit.
Në një deklaratë për shtyp të ministrisë serbe të Mbrojtjes thuhet se presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me ligjin e mbrojtjes, ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për anulimin e gatishmërisë së forcave të armatosura për reagim të shpejtë.
Vuçiç, i cili është edhe komandant i lartë i ushtrisë serbe, ka urdhëruar vënien e forcave në gjendje të lartë gatishmërie pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Liqenin e Ujmanit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, më 29 shtator.
Gatishmëria luftarake dhe e ushtrisë u ngrit në nivelet më të larta në Serbi, pikërisht për këtë arsye.

Zjarr Tv Ad