Vuçiç takon Ramën, publikon foton: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

President serb, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e sotme përpara nisjes së punimeve të esionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA është takuar me kryeministrin, Edi Rama.

Ka qenë vetë Vuçiç ai i cili ka publikuar foton krah mikut të tij, Edi Ramës. Krahas fotos së postuar me kreun e qeverisë tonë, Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Ballkanin e Hapur, duke thënë se kjo nismë është e ardhmja e rajonit tonë.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad