“Xhisiela”/ Basha, mesazh të prerë Ramës: Nuk trembemi!

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dëshmuar per afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare. Basha u paraqit ketë te premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Pas dëshmisë, kryedemokrati tha se thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, ndersa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi  të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemi, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad