Ylli i Juventusit probleme me zemrën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juventusi ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të duelit të UEFA Champions League ndaj Atletico Madrid. Bëhet fjalë për mesfushorin e bardhezinjve, Sami Khedira, i cili do të kthehet brenda një muaji pasi problemi i tij i zemrës u trajtua me sukses. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare në internet e klubit italian:

“Sot në mëngjes, lojtari Sami Khedira iu nënshtrua studimit elektrofiziologjik dhe terapisë së suksesshme ndërhyrëse me ablacion të një fokusi atrial aritmogjenik, të kryer nga Prof. Fiorenzo Gaita, këshilltar kardiolog JM për Juventus. Pas një periudhe të shkurtër rikuperimi, lojtari i lartpërmendur do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin e tij përafërsisht brenda një muaji”.-thuhet në njoftimin e klubit.

Khedira mungon në  listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Atleticon. Gjermani, i cili ka shënuar dy gola në 15 paraqitje këtë sezon, mund të humb gjashtë ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve, mes tyre takimin e kampionatit me Napolin dhe ndeshjen e dytë të Champions League ndaj Atletico Madrid.

 

 

Zjarr Tv Ad