Zaev bën thirrje për bashkim të madh: Në raundin e dytë votoni progresin

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur numërimi i votave ishte drejt fundit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një konferencë në orët e vona të natës doli për të shpallur fitoren e kandidatit të koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski. Ai bëri thirrje për një bashkim të madh në raundin e dytë në 5 maj, duke thënë se koncepti i Pendarovskit do të triumfojë.

 “Koncepti i Stevo Pendarovskit është progresiv dhe bashkon. Koncepti tjetër i Gordana Siljanovskës është destruktiv dhe e ndan popullin. Çdo votë është e rëndësishme. Ju jeni të rëndësishëm. Prej votës tuaj varet nëse vendi do të vazhdojë përpara. Dilni dhe votoni në raundin e dytë. Dhe ju vendosni. Zgjidhni progresin për vendin tonë. Bëj thirrje për bashkim të madh në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për edhe një hap të sigurt Përpara, në rrugën që e trasojmë, drejt NATO-s dhe BE-së, drejt progresit ekonomi”, tha Zaev.

 

Zjarr Tv Ad