Zbardhet agjenda e Mitsotakis në Shqipëri, takimi nis me kryepeshkopin Janullatos, vizitë edhe te minoritarët në jug

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në Shqipëri.

Sipas informacioneve nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit Mitsotakis, bëhet me dije se ai do të marrë pjesë në seancën plenare të Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tiranë.

Ndërkohë në orën 18:00 kryeministri do të takohet me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në orën 18:45 ai do të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe në orën 19:30 me Presidentin Bajram Begaj.

Në orën 20:00 Mitsotakis do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ku edhe do të marrë pjesë në një darkë punë të shtuar nga kryeministri ynë.

Të mërkurën, më 7 dhjetor, kryeministri grek do të vizitojë Himarrën, Finiqin dhe Dropullin, ku do të ketë takime me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke atje.

Zjarr Tv Ad