Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”, 5 shtyllat kryesore, vaksinimi i plotë brenda pranverës 2022…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët do ta fokusojnë mandatin e tretë të qeverisës radhazi në 5 shtylla kryesore, që nisin pikërisht me pasojat e dy goditjeve  më të mëdha që pësoi vendi  në 4-vjeçarin e shkuar.

E kështu pra 5 shtyllat kryesore të këtij mandate, do të jenë rimëkëmbja ekonomike, mirëqenie për të gjithë, modernizim për zhvillim, familja dhe Shqipëri e fortë. Rimëkëmbja do të bazohet pikërisht në rikuperimin e pasojave që la pas tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e KOVID.

Qeveria parashtron që në krye të këtij kapitulli se ndonëse fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, mënyra si përgjigjes ndaj tyre tregon shumë për familjen politike socialiste, përgjegjësinë kombëtare dhe vullnetin për të bërë shtet.

Një pikë që nënvizohet është sigurimi i vaksinës në mënyrë që çdo qytetar të ketë mundësinë të vaksinohet deri në pranverën e vitit 2022. Socialistët zotohen se të gjithë qytetarët që humbën banesat nga tërmeti do të bëhet me shtëpi të re, më të bukur dhe më të fortë se ajo që kishin përpara tërmetit, brenda vitit 2022.

Zjarr Tv Ad