Është konfirmuar se një peshkaqen 400 vjeç në Grenlandë është krijesa më e vjetër në Tokë.
Ky peshkaqen u lind gjatë kohës së Mbretit James 1, në kohën kur kolonializmi kishte arritur pikën më lartë në vitet 1600. Peshkaqeni konsiderohej ‘adoleshent’, ndërsa Mbreti George II u bë udhëheqës.
Gjatë kohës së Revolucionit Amerikan që ndodhi në vitet 1770, ky peshkaqen i veçantë do të bëhej një i rritur – dhe vazhdoi të jetojë edhe përgjatë luftërave botërore.
Duke arritur moshën 400 vjeçare, ky peshkaqen femër ka arritur një rekord të pabesueshëm për jetëgjatësi, raportojnë shkencëtarët.
Ky peshkaqen i pabesueshëm mposhti elefantin më të vjetër që ekzistoi ndonjëherë, Lin Wang, i cili ngordhi në moshën 86 vjeçare. Rekordin zyrtar të vendosur nga njerëzit për jetëgjatësi, e mban 122-vjeçarja franceze Jeanne Louise Calment, e cila vdiq më 1997.
“Është peshkaqeni më i vjetër që jetoi ndonjëherë në planet”, tha autori kryesor i hulumtimit nga Universiteti i Kopenhagës, Julius Nielsen, duke shpjeguar se balenat gjithashtu njihen se jetojnë deri në 211 vjet.
Fotografi të publikuara nga The Guardian, tregojnë atë se si duket kjo kafshë e vjetër. Shikoni më poshtë: