Zbuloi që është me leuçemi, trajneri i Serie A sfidon dramën e jetës: Lotët e mi nuk kanë frikë, unë do fitoj

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sinisa Mihajloviç është diagnostikuar me sëmundjen e leuçemisë. Në konferencën e tij për mediat, trajneri është shprehur se kur e ka mësuar diçka të tillë, është mbyllur për 2 ditë në dhomën e tij dhe ka qarë, duke menduar për gjithçka.

Mirëpo, 50 vjeçari është shprehur se ai nuk e mendon aspak dorëzimin dhe se do e fitojë këtë betejë, për familjen e tij, për veten e tij dhe për ata që ai do.

“Kam bërë disa teste që zbuluan disa anomali që nuk ishin aty 4 muaj më parë. Unë i thashë gruas time se kisha ethe për të mos u shqetësuar, por nuk ishte e lehtë, sepse në 20 vjet nuk kisha grip dhe kurrë nuk e kisha lënë një stërvitje. Unë kisha për të bërë të tjera teste dhe u zbulua se unë kam leuçemi. Duke e ditur se ishte një goditje, kam kaluar dy ditë në dhomë, duke menduar për gjithçka. Kam qarë, por do të përballesha me këtë sëmundje nga jashtë dhe do të fitoj këtë betejë. Lotët e mi nuk kanë frikë, unë do të fitoj për vete, për gruan time, për familjen time dhe për ata që më duan”, ka thënë ndër të tjera Mihajloviç.

Aktualisht, Mihajloviç është në drejtim të skuadrës së Bolognas, e ndërsa më parë ka drejtuar skuadra si Milan, Lazio, Fiorentina, Inter etj.

 

Zjarr Tv Ad