Zgjedhjet, Bylykbashi: Reduktim drastik i financimit privat për partitë politike

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbas mbarimit të takimit për tryezën zgjedhore, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore Oerd Bylukbashi, deklaroi se është arritur dakordësia për financimin e partive politike. Ai tha se synimi është për një formulë mikse ku do të reduktohen financimet private dhe shpenzimet në fushatat zgjedhore.

Oerd Bylykbashi: ”Sot ne diskutuam 3 çështje. Çështjen e periudhës zgjedhore, çëshjtes e kuotës gjinore dhe financimin e partive politike.U arrit dakordësia për të patur dy periudha zgjedhore. 15 prill-15 maj është periudha e parë dhe 15 tetor-15 nëntor periudha e dytë, e cila do t’i mundësojë Presidentit të Republikës datën e zgjedhjeve pa kufizime siç është deri më sot.

Arritëm dakordësinë në shumë prej elementëve për financimin e partive politike. Ekspertët kanë marrë detyrën për të gjetur zgjidhjet përfundimtare në lidhje me raportet e financimit, nëpërmjet një formule mikse, ku synimi kryesor i yni si opozitë, ka qenë reduktimi në mënyrë drastike të financimit privat dhe i shpenzimeve në fushata zgjedhore. Që të pastrohet fushata dhe politika nga ndikime të paligjshme dhe interesa të paligjshme që penetrojnë në fushatë përmes financimit.”

Zjarr Tv Ad