Zgjedhjet e 14 majit/ Ish-ministri Manjani, paralajmëron rrëmuja deri në vra…!

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron një situatë të tensionuar politike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani u shpreh se në vend nuk përjashtohet më asgjë, duke filluar që nga shkeljet e fundit, si në rastin e regjistrimit të PD e deri te vrasjet. Sipas Manjanit, paligjshmëria nuk ka kufi dhe ligji nuk funksionon.





“Nuk jemi më në situatë ligjore. Pati një moment Ilirjan Celibashi që tentoi të lexonte ligjin, por edhe atë e rrëzuan. Kjo është e gjithë historia e përgatitjes së zgjedhjeve. Si do shkojë?

Këtu nuk përjashtohet më asgjë, duke filluar që nga shkeljet e fundit deri te vrasjet, nuk është çudi. Paligjshmëria nuk ka kufi më këtu tani, ka dalë ligjia nga fuqia, nuk ka më ligj”, theksoi ai





Zjarr Tv Ad