Zgjedhjet për Kongresin amerikan/ Këshilltari i Trump: Ish-Presidenti është acaruar nga rezultatet deri tani! Së shpejti do shpallë…

0
309
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Donald Trump duket se nuk i ka pritur mirë rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

Një këshilltar pranë Trump thotë për CNN bën me dije se ish-Presidenti ka kritikuar të gjithë kandidatët e republikanëve.

“Kandidatët kanë rëndësi. Ata ishin të gjithë kandidatë të këqinj” – tha këshilltari i Trump.

Më tej, ai shtoi se Trump do të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës së shpejti.

Humbja më e papritur për Trump erdhi në Penslivani, ku republikani Mehmet Oz, humbi përallë demokratit John Fetterman. Trump e miratoi kandidaturën e Oz gjatë zgjedhjeve paraprake republikane, duke kaluar përmes primareve.

Zjarr Tv Ad