“Birra shqiptare del me 79 lekë, nga Kosova dhe Maqedonia vjen me 59 lekë”/ Deputeti i PD: Si ka mundësi akciza këtu më e lartë dhe ata nuk kanë asnjë ndalim?

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar buxhetin 2023 gjatë diskutimeve në Kuvend. Ai u ndal në disa pika, ku për biznesin deklaroi se është në ditën e saj më të zezë.

 Korreshi u ndal dhe tek rritja e akcizës së birrës, për të cilën u shpreh se tregtarët do të detyrohen ta blenë nga Serbia.

Korreshi: Sot me këtë buxhet është dita më e zezë e fukarallëkut. Fukarrallëku ka dalë si ata me gërnetë dhe def që dalin derë më derë dhe kërkojnë lekë. Tha kolegia e nderuar që buxheti nuk është thjesht shifër. Jo. Tobestrafkullah buxheti të jetë me shifra, buxheti qenka vetëm politikë. Dakord, atëherë ne po bëjmë politikë.

E di si është buxheti juaj, si do t’i lërë shqiptarët këtë vit? Lakuriq me duar në xhep. Kjo do ndodhë me gjithë shqiptarët. Sepse ju gënjeni. Mund të thoni se keni rritur 5 mijë lekë rrogë, ndërkohë që keni rritur vetëm bukën me 500 lekë, pa marrë asnjë produkt tjetër. E di sa janë rrogat në Lushnjë, minimalet nuk i kalojnë 250 mijë lekë të vjetra.

Sfidoj gjithsecilin nga ju të marrë një 250 mijë lekëshe ta mbajë në xhep vetëm të hënën dhe të martën se gjithë muajin nuk besoj. Po të vesh të mbash dhe fëmijët, po të kesh një fëmijë në shkollë të lartë, ta sjellësh me qira në Tiranë. Do 700-800 mijë lekë vetëm konvikti, mencat jo e jo. Ju doni të hyni në Europë me çmimet më të shtrenjta në Europa dhe rrogat më mizerabël.

Ju thoni biznesi, po bëjmë namin, dilni bëni fotografi. Ça biznesi, kostot e biznesit janë trefishuar me këtë energjinë elektrike se ju keni hallin e luftës, t’ia zgjasim apo të mos ia zgjasim Putinit. Biznesi është në ditën e tij më të zezë. Biznesi nuk po gjen punëtore sepse rrogat janë mizerabël, sigurimet ia keni çuar 170 mijë lekë mujore. Në të shumtën e rasteve njerëzit nuk i paguajnë se kanë frikë, më ngelet 50 mijë lekë më shumë nga rroga, të ha bukë.

Profesioneve të lira prapë po ia ngulni nga një taksë tjetër, duan dhe ata të shkretët. Ua rrisni avokatëve, përmbaruesve, do iu kalojë njerëzve. Kostot po i rrisni për çdo profesion të lirë. I thoni mbahet gjithë Shqipëria nga biznesi i vogël. Shit njëri kafe dhe merr oriz. Cili është ai biznesi i vogël që përveç të ngrënit bukë vë dy lekë sot mënjanë. Asnjë. Ne atij biznesit të vogël, që ka një dyqan, ia heqim parkingun, që të mos shkojë te ai, por te të mëdhenjtë. Sa të mbajë frymën.

Thoni për moshën e tretë po ndihmojmë, 2 mijë lekë, 3 byrekë. Thatë 1 mld, sa ta marrë vesh ai ka ikur vota. Arsimi, ku janë investimet. Sa degë janë mbyllur të arsimit të lartë. Ne harrojmë t’i kreditojmë universitetet tona, harrojmë që t’i marrim ndonjë lekë.

Ikin studentët sepse të gjitha vendet e Europës investojnë te studenti. Marrin bursë dhe ushqim falas me 2 euro vakti. Në Shqipëri me 2 euro as sufllaqe nuk hanë dot.

Se ne në Shqipëri jemi përtej Europës, flasim dhe kemi komente dhe e kemi mendjen te porti i Durrësit. Posi 2 miliardë, firma më e madhe do ndërtojë portin e Durrësit, pastaj shkojmë në Kajman, pastaj shkon në Arabinë Saudite, vjen në Shqipëri, partneritet me shtetin shqiptar. Dini gjë ju andej nga Durrësi se mos ka për të vjedhur ndonjë gjë?

Për të kaluar te bujqësia që ne na djeg aq shumë. Plehrat kimikë vetëm në 2 vitet e fundit janë rritur 700%, nga 37 mijë lekë në 100 e ca mijë lekë. I gjithë malli vjen rifuggio. Ia fusim gjumit ne. Po të hapim një thes jam i bindur që nuk ia ka elementët kimikë. Po as kilet nuk i ka. Kuintali është 95 kile. kështu ndodh, rifuggio. Siç ndodh me qumështin, atje subvencionohet, te ne jo.

Normalisht tërë firmat e Lushnjës, gjithë tregtarët do e marrin nga Serbia. Ndodh me birrën. Birra shqiptare del me 79 lekë, vjen nga rajoni këtu, nga vendet ngjitur Kosova dhe Maqedonia me 59. Si ka mundësi akciza këtu më e lartë dhe ata nuk paskan asnjë lloj ndalimi.

Tani po kalojnë lopët me njeri-tjetrin fermerët e shkretë. Se i do qeveria me 10 lopë. Na doli me 390 lekë qumështi. As bidoni i ujit nuk është aq. E ju thoni të rrijë populli këtu. Do rrisim ne numrin…ça numri do rrisni, njerëzit po ikin.

Vaji i ullirit sa vaji i lulediellit. Po shtypim ullinj. Për Lushnjën asnjë cent, keni bërë vetëm një ujësjellës. Për spitalin 40 mln lekë të reja për një aparaturë.

Zjarr Tv Ad