Zgjedhjet/ Policia nis trajnimet, Veliu: Procesi në gjithë vendin

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 2019, Policia e Shtetit do të nisë sot trajnimet në Akademinë e Sigurisë më qëllim krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se policia është aktori kryesor, i cili garanton ushtrimin e të drejtës së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Policia është aktori kryesor për të ushtruar drejt të drejtën e votës. Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendror dhe do te vazhdojë me te gjithë punonjësit e përfshirë”, tha Veliu.

Nga ana tjetër, ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard duke përgëzuar punën e strukturave të policisë në  zgjedhjet e 2017 theksoi se duhet thelluar edhe më tej bashkëpunimi me KQZ dhe prokurorinë.

“Në 2017 bëtë përpjekje te madhe dhe puna juaj ishte e kënaqshme. Bashkëpunimi i policisë, KQZ dhe prokurorisë është i rëndësishëm për zgjedhjet. Sjellja e institucioneve mund të shtojë besimin tek qytetarët që vota e tyre është e vlefshme. Trajnimi ju rifreskon njohuritë që keni marrë dhe përgjegjësitë”, shtoi ai.

 

Zjarr Tv Ad