Zhvillohet super maratona në kujtim të viktimave të Murit të Berlinit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Berlin po zhvillohet edicioni i këtij viti i super maratonës prej 161 kilometrash duke ndjekur gjurmët e Murit 30 vite pas rrëzimit të tij, në përkujtim të viktimave të kur qyteti ishte i ndare.

Super maratona “Mauerweglauf” ose “100 meilen Berlin” është e gjatë fiks 100 milje dhe vrapohet deri ditën e nesërme, thekson faqja që i kushtohet këtij manifestimi dhe që zhvillohet çdo vit që prej 2011.

Numërohen rreth 650 atletë që vrapojnë rreth gjurmëve të Murit që mes 1961 dhe 1989 ndante Berlinin e perëndimit nga ai lindor për të penguar arratisjet e gjermanëve që jetonin në lindje drejt perëndimit.

Viktimat gjatë gjithë kufirit përshkonte Muri ishin më shumë se 600 persona.

Medalja që i jepet fituesve të super maratonës, çdo vit mban portretin e një prej viktimave të Murit.

Zjarr Tv Ad