Zjarr i madh në Tiranë, përfshihet nga flakët kati i fundit i një pallati

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i madh ka rënë këtë të enjte në Tiranë. Flakët kanë përfshirë katin e fundit të një pallati, në rrugën “Sali Butka”, në zonën ku ndodhen zyrat e DPSHTRR-së.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme tymi ka pushtuar zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad