Zoran Zaev tërhiqet nga Financat pas kritikave të opozitës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Propozimet për ndryshimet qeveritare në Maqedoninë e Veriut kanë hasur pengesën e parë.

Kryeministri Zoran Zaev i propozoi kuvendit pak ditë më parë ndryshime në disa ministri si dhe që ai vetë  të ushtronte njëherësh edhe postin e ministrit të financave.

Por kreu i qeverisë është tërhequr nga marrja edhe e portofolit të financave.

Zaev ka sqaruar nga foltorja e kuvendit se kushtetuta dhe ligji nuk ia ndalon që të ushtrojë edhe postin e ministrit të Financave, por tha se pas kritikave të opozitës  ai e tërheq propozimin.

Vendimi i Zaev vjen pasi propozimi nuk u pranua nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit , pasi Ligji parashikon se kryeministri nuk mund te jete edhe minister i Financave.

 

Zjarr Tv Ad