Makina përplaset me bordurën, shkrumbohet nga flakët.

0
556
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një automjet është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ishte nisur nga Penkovi, dhe po lëvizte në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në një moment, automjeti është aksidentuar duke u përplasur me bordurën në anë të rrugës, dhe menjëherë ka marrë flakë.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina, duke shpëtuar pas asnjë dëmtim, ndërsa zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, të cilat pritet të zbulojnë shkaqet.

Zjarr Tv Ad