Operacioni në Vlorë, FNSH arreston vëllain e ish-kryetarit të komunës të Shushicës

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës dhe forcat FNSH-së nje ditë më parë ndërmorrën një aksion në qytetin bregdetar,  pranë spitalit rajonal të qytetit të Vlorës.

Policia dha sot detaje mbi këtë operacion, gjatë të cilës u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.

Fjithashtu uniformat blu bëjne me dije se  është vënë në prangat e policisë  Gjergji Petanit, vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.

Në magazinën në katin e parë të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • Një pistoletë e llojit “Zastava”  me një krehër me fishekë, si dhe 161  fishekë të tjerë
  • 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
  • Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
  • Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad