“10 ditë u plotësuan”, ironia e Korreshit: 7×7 = 42 paska qënë sëmundje ngjitëse!

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar përjashtimin e 23 deputetëve nga Kuvendi i Shipërisë.

Ai tha se do të jetë të pranishëm në seancën e të hënës, pasi afati 10 ditor përfundon më 29 tetor.

Demokrati me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mazhorancën se “di të vjedhë, por nuk di të numërojë”.

“Mazhorance qe di te vjedhe, por nuk di te numeroje. Nuk ka me qesharake se keta. I tremben opozites prandaj dhe na perjashtojne dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojne as vendimet e tyre.

Perjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale perfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite. Ky eshte turpi i dyte pas atij te perjashtimit te 23 deputeteve.

NE DO TE JEMI NE SEANCE!

7×7 = 42 Paska qene semundje ngjitese!” shkruan Korreshi.

Zjarr Tv Ad