Ish-deputeti i LSI-së Spahiu deklaron:”Drejtohemi nga një bandë financiare e jo qeveri”

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbas Presidentit Ilir Meta një tjetër deklarim vjen nga ish-deputeti i Lëvisjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, ku akuzon dhe i vë në dije qeverisë që miliona euro janë harxhuar për qëllime të cilat në këto kohë pandemie thjesht janë humbje kohe,dhe shpenzim monetar duke përfituar në kurriz të qytetarëve.

Ish-deputeti gjatë postimit të tijë në Facebook,i jep të drejtë asaj që Presidenti Meta ka deklaruar për të rritur buxhetin në shëndetësi, në mënyrë , që të menaxhohet e gjithë kjo situatë e rëndë që Shqipëria po kalon.

Postimi i plotë:

311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private.
2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).
731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.
Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro.
Pra janë miliona euro të investuara në shëndetësi por qartazi duket se janë miliona euro të investuara për tu vjedhur pasi të gjithë shohim vështirësitë që ka sektori në manaxhimin e situatës.
Presidenti kërkoi dje më shumë buxhet, më shumë para, për manaxhimin e situatës së rëndë, dhe me të drejtë, pasi jetët njerëzore janë dhe duhet të jenë prioritet.
Pra, kërkohen më shumë para atje ku janë “hedhur” miliona euro.
Kjo quhet thjesht abuzim, dhe është normale, kur drejtohesh nga një bandë financiare e jo qeveri.
Zjarr Tv Ad