144.5 milionë euro për ujësjellësin në kryeqytet, Ahmetaj jep lajmin e mirë: E firmosëm marrëveshjen, banorët e Tiranës do të kenë 24 orë ujë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj së bashku me zëvëndës Presidentin e Bankës Europiane të Investimeve, Lilyana Pavlova dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj kanë firmosuar marrëveshjen e financimit, e cila siguron 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës.

Ky projekt do të kushtojë 144.5 milionë euro ku një shumë prej 80 milionë euro do të mbulohet nga Banka Evropiane e Investimeve, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Qeverisë.

Ky fond do të përdoret për infrastrukturën e ujësjellësit dhe  sipas Ahmetajt banorët e Tiranës do të kenë 24 orë ujë pasi nuk është një project 3D.

“Ujësjellësi i Tiranës për 24 orë ujë për banorët e Tiranës po bëhet realitet. Sot asnjë nga projektet që kemi thënë nuk janë 3D, janë të prekshme”, tha ai.

Zjarr Tv Ad