180 mln euro drogë në Portin e Durrësit, gjykata gjermane vendos ekstradimin e Arbër Çekaj në Shqipëri

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Dyseldorfit në Gjermani ka vendosur ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekaj, pronarit të kompanisë ‘Arbri Garden’, të cilët afro një vit e gjysmë më parë iu sekuestruan në Portin e Durrësit 613 kilogramë kokainë që vinin nga Kolumbia në kontenierë që eksportonin banane.

Vendimi mësohet se është marrë 20 ditë më parë nga Gjykata gjermane, ndërkohë që Arbër Çekaj kishte bërë disa herë kërkesë për azil në Gjermani, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Ndërkohë që kjo kërkesë nuk është marrë ende në shqyrtim nga pala gjermane.

Në rat ekstradimi, Arbër Çekaj, do të duhet të japë shpjegime për sasinë e kapur të drogës, që shkon në vlerën e 180 milion eurove.

Zjarr Tv Ad