21 prilli afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet vendore

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kohën kur opozita është e vendosur të mos shkojë në zgjedhje vendore me Edi Ramën në krye të qeverisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon numërimin mbrapsht për përfundimin e afateve ligjore. 21 prilli është afati i fundit për PD dhe LSI-ë mund të regjistrohen për të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Por për shkak se 21 Prilli është ditë e dielë dhe e hëna korrespondon me pushim zyrtar, regjistrimi i subjekteve zgjedhore mund të shtyhet deri në datën 23 Prill.

Deri më tani janë regjistruar  25 parti politike, mes tyre edhe Partia Socialiste, të cilat kanë shprehur vullnetin për pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht bojkotit të opozitës. PD dhe LSI kanë bojkotuar edhe më herët procesin zgjedhor me mosdërgimin e komisionerëve për KZAZ-të. Ende nuk dihet se çfarë veprimi do të ndërmarrë opozita e re në Kuvend, e cila gjatë seancës plenare të së enjten shprehu vullnetin për të mos bojkotuar zgjedhjet. Nëse pakica e re parlamentare do të marrë pjesë në zgjedhje do të duhet të regjistrohet në një parti ekzistuese, ose të krijojë një subjekt të ri me 3 mijë firma.

Me 1 maji është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve politike, ndërsa 13 Maji përfundon regjistrimi për subjektet zgjedhore, të cilat duhet të depozitojnë në KQZ listën shumëemërore të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë bashkiakë.

 

Zjarr Tv Ad