3.7 mln euro për instalacion tek oborri i kryeministrit, në kohë krize/ Ministrja Ibrahimaj “zihet” ngushtë

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është pyetur sot pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me tenderimin 3.7 milionë euro për instalacionin në oborrin e kryeministrisë, në kohë krize.

Ministrja nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetares, me pretendimin se sot vëmendja duhet të jetë te nismat e Qeverisë.

Gazetarja Esiona Konomi: Në kushtet kur qeveria deklaron se ka mundësi të kufizuara për të ndihmuar shtesat në nevojë dhe na sugjeron temperaturën për të larë rrobat, si është e mundur që qeveria lejon të tenderohet një fond 3.7 mln euro vetëm për instalacion?

Ibrahimaj: Sot vëmendja duhet të jetë te nismat e vendimet që qeveria ka marrë.

Gazetarja: Vëmendja është si paratë, përdoren për dekoracion e jo për ndihmën reale të familjeve në nevojë.

Ibrahimaj: Ne prezantuam paketën e rezistencës. Bëhet fjalë për një fond që i është dhënë në dispozicion familjeve shqiptare për të përballuar efektet e krizës./CNA.al

Zjarr Tv Ad