360° Gradë -BERATI DHE KUÇOVA FURNIZOHEN 24 ORË ME UJË TË PIJSHËM

0
1061
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti i Beratit prej disa javësh funizohet për herë të parë me 24-orë ujë të pijshëm nga Ujësjellësi i Bogovës. Kjo falë përfundimit të investimit të rëndësishëm për rehabilitimin dhe zëvendësimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit. Faza e parë e këtij investimi që përfundoi në vitin 2013 mundësoi furnizimin me ujë të pijshëm nga Bogova të qytetit të Kuçovës dhe faza e dytë që përfundoi në Mars të këtij viti mundësoi furnizimin me ujë 24-orë pa ndërprerje të qyteteve Berat e Kuçovë. E vetmja zonë që ende nuk furnizohet me ujë 24-orë është lagjia “Çelepias” e cila,për shkak të amortizimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të përdorura,furnizohet nga 8-16 orë me ujë të pijshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë,Refat Harizi,i cili ka theksuar se,ardhja e sezonit të verës që sjell edhe fluks turistësh në Berat,nuk do të jetë më shqetësuese për furnizimin me ujë në lagjet muzeale “Mangalen” e “Kala”  të cilat tashmë kanë furnizim me ujë 24-orë pa ndërprerje,ndërkohë që kufizime do të ketë vetëm lagjia muzeale “Gorocë” që do të furnizohet nga 8-16 orë si pjesë e zonës së “Çelepiasit dhe pjesë e investimit të fazës së tretë. Sipas Harizit,përfundimi i investimit që furnizon tashmë me ujë 24-orë Beratin do ti nxjerri totalisht të panevojshme edhe depozitat në çatitë e shtëpive të lagjeve muzeale,duke përmbushur kështu edhe kërkesat e UNESCO-s për heqjen e tyre.Drejtori i Ujësjellësit Berat-Kuçovë,është ndalur edhe në normën e arkëtimit të faturave të ujit të pijshëm,duke theksuar se 18% e abonentëve ende nuk i paguajën faturat e ujit,nga këta 8% janë në pamundësi ekonomike për të paguar,përfshi këtu komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Edhe pse deri tani-tha Harizi-janë grumbulluar rreth 2 milion lekë (të reja) detyrime të prapambetura,synimi për vitin 2017 është të arrihet në 85% të normës së arkëtimit të faturave të ujit pasi kjo ka qënë edhe një kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që po investojnë në rrjetin e ujësjellësit të Beratit. Sipas Harizit,me 82% të arkëtimeve drejtoria mbulon vetëm koston operative vjetore por duhet të përballojmë edhe 2 këste kredie prej 450 mijë Euro në vit,kredi që ka filluar prej 2-vjetësh.Ai deklaron se,ndaj të gjithë debitorëve të kësaj ndërmarrjeje,që do të vazhdojnë të mos paguajnë faturat e ujit të pijshëm,do të ndërmerren saksione ligjore që do të zbatohen nga zyrat e përmbarimit.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad