Gjykata vendosi që Fatmir Mediu të mos hetohet, reagon vëllai i 7 vjeçarit të vrarë në Gërdec: Gjaku jot nuk bëhet kurrë ujë, do ketë vetëdrejtësi

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Geraldo Durda, vëllai i Edison Durdës, vogëlushit të vrarë teksa luante me biçikletë në rrugët e Gërdecit afër repartit ku ndodhi shëprthimi, ka reaguar pas vendimit të marrë nga GJKKO për mos rifillimin e hetimeve, për Fatmir Mediun.

Durda i ka bërë thirrje SPAK që të aplelojnë këtë vendim të GJKKO, pasi nëse nuk do të ketë drejtësi nga organet kopetente, avokati thotë se do të ketë vetëdrejtësi. Ai shton se kjo betejë do të vazhdojë pasi gjaku i të vëllait nuk do të bëhet kurrë ujë.

“Qetesohu Eri gjaku jot nuk behet kurr uje.  Mbahu, fort lali. Ka ligj po ka dhe maliq. Ka drejtesi po ka dhe vetedrejtesi. SPAK te apeloj vendimin, te shkoj ceshtja ne apel. Nuk dorezohemi,nuk terhiqemi.Beteja vazhdon”, shkruan ai në “facebook”.

Kujtojmë se, sot Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për rifillimin e hetimeve për Fatmir Mediun, lidhur me tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Zjarr Tv Ad