A do të nisni në Shtator bashkëpunimin me PS? Ja si përgjigjet Basha…

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Lulzim Basha, u pyet nga gazetarët nëse do të nisë në muajin Shtator bashkëpunimin me PS për një reformë të re elektorale.

Basha tha se në raportin e ODHIR, kanë dy pika që nuk janë dëgjuar më parë, siç ishte ajo e garantimin të votimit të lirë apo të fshehtë. Për Bashën, detyra që ka sot përpara opozita është më e madhe, se ajo për një reformë të re elektorale.

“Ju përmendët rekomandimin numër 1 që ishte ndryshimi i Kushtetutës, që u bë duke përjashtuar opozitën, në kuadër të një plani të mirëmenduar, për ti dhënë partisë në pushtet avantazhe të pamerituara.

Unë dua t’u tërheq vëmendjen te pika 2 dhe 3, nuk mbaj mend as nga zgjedhjet e 1991 që të kërkohet nga shteti të garantojë votime të lira dhe të fshehta, apo të ”intesifikojë përpjekjet për të identifikuar blerësit e votave”, që do të thotë se në 25 Prill nuk janë garantuar zgjedhjet e lira.

Në asnjë raport për vendet e rajonit nuk gjen një rekomandim të tillë, detyra para nesh është shumë më e madhe se ribërja në mënyrë gjithëpërfshirëse e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse”, kështu u shpreh Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad