A e prek dekriminalizmi Sali Berishën? Lulzim Basha shmang pyetjen: Ne jemi krenar për…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nën justifikimin se në konferencën e sotme me gazetarët do të flasë vetëm për raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 Prillit, Lulzim Basha nuk iu përgjigj pyetjes direkte, nëse Sali Berisha është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Gazetarët e pyetën Bashën, nëse Berisha do të ishte subjekt i ligjit, njësoj siç kjo forcë politike kishte pretendime për Tom Doshin, por kreu i opozitës refuzoi që të jepte një përgjigje konkrete.

Basha tha se PD ndihet krenare për inicimin e ligjit të dekriminalizimit, duke imponuar një standard të ri për të zgjedhurit.

Basha:

Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë sesi detyruam, mazhorancën që të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmit të politikës, me persona me rekorde të tmerrshme kriminale si deputet, si kryetar bashkie apo zyrtarë të PS-së. Kriminalizimi i politikës është një plan kryekëput i kryetarit të kësaj partie.

Nuk kam për të komentuar asgjë që është temë jashtë këtij raporti.

Zjarr Tv Ad