T’i detyroni fëmijët që të përfundojnë ushqimin e tyre do të bëni që ata të fitojnë peshë të pashëndetshme, thonë hulumtuesit.
Për të promovuar zhvillimin e sjelljes normale të ngrënies, është e rëndësishme që fëmijët vetë të vendosin se sa duan të hanë.
“Nëse fëmijët detyrohen çdo herë për të ngrënë ushqimet e tyre, ata mund të mos i ndjejnë më sinjalet e trupit të tyre dhe të hanë derisa prindërit e tyre të jenë të lumtur,” thotë studimi.
“Ne kemi shikuar nëse aktiviteti fizik, koha e shpenzuar duke parë TV dhe tiparet e apetitit mund të shpjegojnë pse indeksi i masës trupore të disa fëmijëve rritet më shumë se i disa të tjerëve,” thotë Silje Steinsbekk, një profesor në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton Lajmi.net.
Gjetjet e studimit, të publikuara në revistën ‘Journal of Paediatric Psychology’, treguan se mënyra se si fëmijët ishin të lidhur me ushqimin ishte vendimtare.
“Studimi ynë tregon se BMI rritet më shumë në fëmijët të cilët ushqimi të cilin e hanë, ndikon në sjelljet e ngrënies. Marrja e tyre e ushqimit kontrollohet më shumë nga sytë dhe era e ushqimit, dhe më pak nga përvoja e brendshme e urisë,” thotë Steinsbekk.
Hulumtimi është pjesë e një studimi afatgjatë që monitoronte zhvillimin psikologjik dhe psikosocial të fëmijëve gjatë disa viteve.
Të njëjtit fëmijë ekzaminohen çdo vjet, dhe në këtë studim të veçantë, hulumtuesit thonë se prindërit nuk duhet t’i detyrojnë fëmijët të hanë ndonjë ushqim të caktuar, por duhet t’i lejojnë ata vetë të zgjedhin se cilin ushqim dëshirojnë, pasi është më e shëndetshme.