Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, lëkura janë pasqyrë e moshës sonë. Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.
Disa nga ushqimet qëna plakin para kohe janë të radhitura si më poshtë:
Ëmbëlsirat
Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë.
Limonatat
Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimi limoni është shkatërrimtari më i madh.
Pijet energjike
Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.
Mishi i kuq
Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve regjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eleminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.
Ushqimet pikante
Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.
Qoftet dhe sallamet
Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.
Kripa
Dora e rëndë me kripën në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.
Alkooli
Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.