Zbulim/ Dinozaur gjigant në Rusi

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lloj i ri dinozauri është zbuluar në Rusi.

I quajtur Volgatitan, barngrënësi i përkiste një familje dinozaurësh me qafë të gjatë të quajtur sauropods.

Dinosauri peshonte 17 ton dhe eci në tokë 200 milionë deri në 65 milionë vjet më parë.

Dinozauri i madh u identifikua nga shtatë rruaza të tij, që ishin ‘mbërthyer’ në një shkëmb për 130 milion vjet derisa u zbuluan në brigjet e lumit Vollga pranë Ulyanovskut në vitin 1982.

Por tani shumë vite me pas eshtrat u rishikuan nga ekspertët në një laborator në Rusi.

Alexander Averianov i Akademisë Ruse të Shkencave tha :
Fosilet vijnë nga një shkëmb i sedimenteve detare të cilat janë të pasura me fosile jovertebrore, si amoni dhe eshtrat e zvarranikëve detarë”.

Zjarr Tv Ad