A do ta linte jashtë Strakoshën po të humbte avionin? Ja si përgjigjet Edi Reja

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë prezantimit si trajner i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja u pyet mbi lënien jashtë të portierit Tomas Strakosha nga ish-trajneri, Christian Panucci. Gardiani 24 vjeçar u pezullua për shkak se humbi avionin, duke u lënë jashtë nga Panucci për 2 sfidat e para eliminatore të Euro 2020 ndaj  Turqisë dhe Andorës.

“Do të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë njëlloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor. Kam trajnuar shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja.”-tha 73 vjeçar.

Me kombëtaren shqiptare, Reja ra dakord ta drejtonte deri në muajin nëntor, me opsion edhe për një vit tjetër.

 

Zjarr Tv Ad