A do të kandidojë Berisha në zgjedhjet e 2021? Genc Ruli jep përgjigjen e prerë

0
1173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, Genc Ruli bën të ditur se ai personalisht nuk do të kthehet në politikën aktive.

Ruli tha se dosjet e kandidatëve të propozuar ende nuk i janë vënë në dispozicion Komisionit të Vlerësimit, ndërsa thekson se eksperienca duhet të prevalojë ndaj prurjeve të reja.

Ruli eshte pergjigjur per median nëse Berisha do të kandidojë apo jo në këto zgjedhje.

“Berisha ka akulumuar aq shumë lavdi politike sa do i mjaftonin edhe për dy jetë. Njerëzit mund të hyjnë edhe rastësisht në politikë, por arti i tërheqjes është më vete. Unë nuk di të them nëse z. Berisha do të kandidojë apo jo, por mendoj se Parlamenti i ri, nuk do t´i japë atë komoditet apo atë lavdi që ka akumuluar deri më tani”, – u shpreh Ruli.

Ai tha gjithashtu se për ish-kryeministrat, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm apo figurat historike të PD, Komisioni nuk mund të bëjë vlerësime nëse plotësojnë ose jo kritere, pasi është historia që i gjykon.

Zjarr Tv Ad