A do të mblidheni sërish në një tryezë me Sali Berishën? Përgjigjet Gazment Bardhi

0
444
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka konfirmuar mbledhjen sërish në një tryezë të deputetëve demokratë dhe të Aleancës për Ndryshim.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se do të jenë të 59 ligjvënësit opozitarë.

“Patjetër do të mblidhen në një tryezë, do të vazhdojnë të 59 deputetë opozitarë të PD dhe Aleancës për Ndryshim në Parlamentin e Shqipërisë”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe Sali Berisha u ulën së bashku në një tryezë më 5 shtator pas gati 2 vitesh përçarje të kësaj force politike.

Takimi ku morën pjesë deputetë opozitarë u mbajt pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha shkarkoi Gazment Bardhin si kreu i Grupit pas ndryshimeve statutore në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit.

Të dyja palët sot u angazhuan për të kërkuar ngritjen e Komisioneve të ndryshme hetimore që lidhem me afera sipas tyre korruptive të qeverisë, ndërkohë që mbetet ende e hapur çështje e drejtimit të grupit parlamentar demokrat.

Kuvendi i thirrur nga zoti Basha ia la këtë të drejtë atij. Por sipas zotit Bardhi, rregullorja e parlamentit, ia njeh këtë atribut vetë deputetëve, të cilët, janë më të shumtë, në krah të tij.

Zjarr Tv Ad