A do të mbyllet ditën e sotme beteja për vulën e PD-së? Idajet Beqiri zbardh skenarin e fundit: Ja çfarë do të ndodhë!

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Dritare TV për të kometuar zhvillimet në gjykatën e Apelit, ku sot vendoset se kujt do t’i takoj vula e Partisë Demokratike, u shpreh se ky vendim i sotëm do të jetë një kthim për gjykim të çështjes sërish në shkallën e parë të gjykimit.

“Një njeri që gjithë jetën politike të mos ketë bërë diçka të mirë për jetën politike në vend, por vetëm e ka penguar jetën politike, duke bërë që këtë luftë ta fitojnë vetëm vajdutëria dhe lufta e keqe politike, është mësuar dhe nuk ndalon dot edhe sot që do jepet vetëm një vendim gjykate.

Unë vij nga gjykata dhe seancat gjyqësore zhvillohen normalisht, nuk është nevoja për këtë masë të shtuar sigurie për hir të Berishës. Vendimi i sotëm i Apelit është një vendim nul, që nuk sjell asnjë pasojë juridike dhe është një çështje që do kthehet për rigjykim në shkallën e parë, por me një tjetër trup gjykues. Sot nuk mbyllet çështja për vulën e PD.”, u shpreh Beqiri.

Zjarr Tv Ad